Ju prezantojmë me versionin e ri 🎉

Eksploroni versionin më të ri të Gjirafa.com, një revolucion digjital me dizajn elegant, mundësi për të gjetur informacione të reja dhe një përvojë si kurrë më parë!

Kthehu Shiko shpalljet e ngjajshme

Operations Associate (E-Commerce)

Orar i plote

Tjera

Tirane

Shqiperi

Detajet

Data
04/09/2024 17:16

Pershkrimi

Rreth Gjirafa


Gjirafa është një nga kompanitë teknologjike me rritjen më të shpejtë në Evropën Qendrore. Ne e kemi kujdesin ndaj klientit në fokus, të përqendruar në rezultate dhe kemi standarde shumë të larta. 

Misioni ynë është të ndërtojmë ekonominë e internetit në regjionin e Evropës Qendrore. 


Ekosistemi i shërbimeve të Gjirafës përfshin tregtinë online, video streaming, marketing online, cloud computing dhe prodhimin e përmbajtjeve argëtuese.


Në Gjirafa, jemi të palëkundur kur bëhet fjalë për cilësinë, efikasitetin dhe besueshmërinë. 


Gjirafa është një platformë ku një ekip me persona të zgjuar, të përkushtuar dhe të pasionuar bëjnë të mundur transformimin e ideve të mëdha në realitet. Së bashku, ne udhëheqim me empati dhe krijojmë një ambient të përbashkët që nxit inovacionin dhe bashkëpunimin.

Për të mësuar më shumë rreth Gjirafës, ju lutem klikoni këtu

Ne jemi në kërkim të një anëtari të ri për të i'u bashkuar ekipit tonë të E-commerce në Tiranë në rolin Operations Associate. Ekipi i E-commerce është një grup i përkushtuar që në fokus të punës së tyre kanë ofrimin superior të shërbimit ndaj klientëve.


Roli juaj:

Në rolin Operations Associate ju do të jeni përgjegjës për mbarvajtjen e punëve operacionale të E-Commerce, dhe do të jeni përgjegjës për detyrat administrative dhe përcjelljet ditore të dërgesave për arritjen e targeteve të paracaktuara.


Përgjegjësitë e juaja:

  • Të siguroheni që procesi i porosive të shkojë në mënyrë të rregullt deri në pranimin e tyre nga ana e klientëve.

  • Të zhvilloni kontakte me klientët sipas nevojës për konfirmimet potenciale të porosive dhe kontakte të tjera sipas nevojës së departamentit.

  • Të përgjigjeni pyetjeve, shqetësimeve dhe kërkesave të klientëve në lidhje me produktet dhe shërbimet e E-Commerce.

  • Të  bashkëpunoni me ekipet përkatëse, për t’u përditësuar për statusin e porosive si dhe proceseve të përbashkëta.

  • Të monitoroni oraret e përditshme të postave bashkëpunuese si dhe  korrierëve për tërheqjen e porosive dhe dorëzimin e tyre.

  • Të siguroheni për furnizim me produkte përkatëse nga furnizuesit vendor dhe të jashtëm.

  • Të siguroheni për mbarvajtjen e procesit të doganimit dhe zhdoganimit të mallit.

  • Të organizoni transportin ndërkombëtarë të produkteve.

  • Të paketoni dhe përgatitni porositë për dërgesë tek klientët.

  • Të organizoni shpërndarjen e porosive në bashkëpunim me korrierët.

  • Të udhëheqni proceset e përgjithshme për kthimet e klientëve dhe aplikimi i përmirësimeve të nevojshme në procese për të rritur efikasitetin.

  • Të bëni koordinimet e nevojshme për kthimin e produkteve tek furnitorët.

  • Të mirëmbani dhe përditësoni raportet ditore.

  • Të kryeni detyra të tjera të caktuara nga punëdhënësi. 


Kërkesat/Shkathtësitë minimale:

  • Aftësi organizative.

  • Aftësi të forta komunikimi me shkrim dhe verbal në shqip dhe në anglisht.

  • Aftësi të lartë të ndjeshmërisë kur merreni me të tjerët/problemet e klientëve. 

  • Aftësia për të identifikuar problemet, për të zhvilluar zgjidhje dhe për të nxitur rezultate.

  • Aftësi vetë-inicuese.

  • Aftësi për t’u përballur me disa aktivitete të punës në të njejtën kohë, prioritizimin e tyre dhe për të punuar me afate kohore të shkurtëra.

  • Aftësi për t’u adaptuar në një ambient dinamik dhe sfidues të punës.

  • Entuziastë  për të mësuar dhe për t’u rritur profesionalisht.


Kualifikimet e preferuara:

  • Nivel Bachelor të edukimit.

  • Të keni njohuri për trendet e fundit në fushën e teknologjisë informative.

  • Te keni njohuri për përdorimin e paketës Google Suite.


Lokacioni: Tirana Business Park, Rruga Rinas, Tiranë, Shqipëri.


Afati i fundit për të aplikuar: 29.09.2024 deri në ora 23:59.


Nëse jeni të interesuar të aplikoni, ju lutemi klikoni këtë link.

Ju lutem keni parasysh që procesi i rekrutimit për kandidatët e përzgjedhur përfshinë pjesëmarrjen në testin e aftësive të përgjithshme. 


Shpërndaje

Kontakt

[email protected]

044230077

Tirane / Shqiperi

Kjo shpallje është publikuar nga persona të tretë në platformën e Gjirafa. Gjirafa nuk mban asnjë përgjegjësi në lidhje me përmbajtjen e shpalljes ose vërtetësinë e saj. Ju lutemi, shikoni Kushtet e Përdorimit, pjesën mbi “përmbajtën e të tjerëve” për më shumë informacion.

Posto shpallje

[email protected]

044230077

Tirane / Shqiperi

Kontakto me shpallësin